Xhamia e Beqarëve
Një nga shembujt përfaqësues të arkitekturës së xhamive shqiptare, është xhamia e Beqarëve e ndërtuar në fund të shek.XVIII nga një qytetar i quajtur Sulejman, për t’u rimëkëmbur sërisht nga shoqata vendore e njohur si esnafi i Beqarëve.
Më 1827 punimet patën si qëllim rindërtimin pjesor të Minaresë dhe zbukurin e brendisë dhe fasadave të jashtme me piktura decorative. Piktura mbulon pothuaj gjithë mjedisin kryesor, një pjesë të hajatit, frizin në tre anët e sipërm, nën strehën e çatisë nga jashtë dhe një fragment në murin perëndimor. Ajo paraqet elementë të ndryshëm zbukurues kryesisht florealë, fruta, pejsazhe e elementë dekorativë si shirita përdredhës shumëngjyrësh të ngjashëm me qëndismat e kostumeve popullore të Beratit.
Tipologjikisht xhamia e Beqarëve ndjek modelin e sallës gjatësore mbuluar me çati dhe portik arkadash përpara hyrjes. E kushtëzuar nga terreni xhamia ngrihet mbi gjysëm kat prej qemerësh guri dhe me një arkadë treshe nga ana jugore që i jep kësaj xhamie një pamje origjinale.