Zbuloni nje Shqiperi ndryshe
Vendi në zemër të Mesdheut dhe buzë brigjeve të deteve Adriatik dhe Jon. Ai është një portë hyrëse e rëndësishme për në Ballkan dhe Europën Lindore. Akoma është një vend i pandotur dhe e paprekur nga globalizimi. Turistët që në impaktin e parë do të konstatojnë një përzierje të civilizimeve dhe kulturave, që e bëjnë atë një vend europian vërtet të veçantë dhe që ka shumë për të zbuluar.
I ndodhur midis Greqisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi në kufi tokësor, Italisë duke kaluar detin Adriatik, Shqipëria ka dete dhe plazhe të mrekullueshme, male me borë, lumenj, liqene dhe pyje pa fund. Po t'i shtosh këtu edhe mikpritjen shqiptare, karakteristikë e këtyre njerëzve, vizitorët do të ndjehen si në shtëpinë e tyre.
Historia dhe kultura shqiptare është mbresëlënëse. Butrinti, një nga sitet arkeologjike më të magjishme - pasuri e UNESCO-s, e vendosur në jug të Shqipërisë, është shprehje e gjallë e civilizimit mesdhetar, e epokave të njëpasnjëshme në të cilat ka kaluar dhe jetuar, duke filluar me epokën e Bronxit dhe disa qytetërimeve si: ai Grek, Romak, Bizantin, Venecian, Otoman etj. Ai gjendet më i gjallë se kurrë aty ku ka qenë, vetëm një hap larg Korfuzit.
Nuk mund t’a lini pa e parë!
Shqipëria është vendi i shenjtores Nënë Tereza, i të madhit hero të shekullit të 15-të Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe shumë figurave të tjera.
Por Shqipëria sot nuk ofron vetëm pushime det&diell e turizëm malor, por gjithashtu një stil jete tradicional dhe original, një traditë të shijuarit të një kafeje të përditshme jashtë shtëpisë me miq, të një shëtitjeje në bulevardin kryesor të qytetit, që e bëjnë atë të veçantë dhe interesante.
Ejani dhe zbuloheni Shqipërinë!!!