MBI STRATEGJINË PËR KULTURËN NË R.SH
Përgjatë viteve të tranzicionit, vendi ynë u përfshi nga vala e ndryshimeve të mëdha, duke hapur siparin me reformimin e strukturave administrative, por njëkohësisht edhe në vetëndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare dhe veçanërisht të sferave intelektuale, për përfshirjen në një proçes të pandërprerë shndërrimesh si në sitemin e vendimarrjes ashtu edhe në atë ekzekutiv. Institucionet e kulturës dhe komunitetet e krijuesve u gjendën përballë sfidave të mëdha, në përpjekje për t’u njehsuar me modelet që ofronin vendet evropiane.
Në këtë kuadër përfaqësuesit e këtij vullneti të ri politik u duhej të hartonin një politikë të re zhvillimi, strategjish dhe hapërsirash ligjore në frymën e një filozofie dhe përvoje bashkëkohore të krjiuar në vendet e zhvilluara.
Mungesa e një startegjie për kulturën ka ndikuar së tepërmi në mënyrën e menaxhimit të infrastrukturës kulturore. Është kjo arsyeja që Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve tashmë e vlerëson si një ndër prioritetet bazë hartimin e një strategjie për kulturën dhe artin, brenda vitit 2007, kjo për arsyen se hartimi i një strategjie të përgjithshme, të zhvillimit kulturor, si një rrjet veprimesh do të mundësojë krijimin e një mjedisi kulturor të ri, në përputhje me standartet europiane.
Një dokument i tillë, ka për qëllim orientimin e institucioneve të kulturës dhe arteve drejt pavarësisë, kompeticionit dhe rritjes së rolit shumë dimensional në jetën qytetare, demokratike dhe ekonomike të vendit.
Po kështu ka për qëllim nxitjen e marrëdhënieve ndërkombëatare në rritjen e nivelit të njohjes së kulturës shqiptare, si një prej faktorëve më të rëndësishëm të komunikimit dhe si faktor nxitës në integrimin Europian. Implementimi i një startegjie kulturore është faktor i rëndësishëm sepse të udhëheq drejt hartimit të planeve të veprimit, me anë të të cilave MTKRS-ja do mund të përcaktojë objektivat afatmesme dhe afatgjata, për administrimin, financimin, mirëmenaxhimin e kulturës kombëtare në të gjitha fushat e saj më të rëndësishme. Një komb nuk ka asgjë më të çmuar dhe më përfaqësuese se sa kulturën e tij. Ky dokument i rëndësishëm duhet të ndërtohet sipas modeleve dhe standarteve europiane, duke e konsideruar kulturën si një faktor parësor, që do të ndikojë fuqishëm në zhvillimin demokratik të vendit si dhe në prezantimin e identitetit të tij kulturor, brenda rajonit si pjesë përbërëse e identitetit kulturor europian.
Strategjia për kulturën në RSh-së mbështetet në politikat dhe objektivat e Qeverisë shqiptare për mbrojtjen, promovimin dhe integrimin e vlerave më përfaqësuese të kulturës kombëtare.
Ndërtimi i këtij dokumenti, sipas modeleve dhe standarteve europiane, e konsideron kulturën si një mekanizëm që do të ndikojë fuqishëm në zhvillimin demokratik të vendit, si dhe në riafirmimin e identitetit kulturor shqiptar në rajon dhe si pjesë përbërëse e identitetit kulturor europian.
• Orientim i institucioneve të kulturës dhe arteve drejt pavarsisë, konkurrencës dhe rritjes së rolit shumëpërmasor në jetën qytetare, demokratike dhe ekonomike të vendit.
• Nxitje e marrëdhënieve ndërkombëtare për rritjen e nivelit të njohjes dhe përhapjes së kulturës shqiptare, si një prej faktorëve më të rëndësishëm të identitetit dhe komunikimit, si faktor nxitës për integrimin europian.
• Hartim i planeve të veprimit, me anë të të cilave MTKRS-ja përcakton dhe u përgjigjet objektivave afatmesme dhe afatgjata, për miradministrimin dhe financimin e kulturës kombëtare në fushat e saj më të rëndësishme.
• Përpunimi i një strategjie efikase të integrimit kulturor evropian dikton njohjen dhe ndjekjen e dinamikës së realiteteve të Evropës së sotme kulturore.
• Promovimi i dimensionit kulturor të integrimit evropian të Shqipërisë, me një impakt të ndjeshëm ndaj vetë kulturës shqiptare nëpërmjet institucionalizimit të një qytetarie civile evropiane në vend, parë këto si parakushte të integrimit kulturor të Shqipërisë në BE.
• Vlerësimi dhe mbështetja për kulturën e shkruar si një nga bazat e formimit kulturor të individit dhe shoqërisë.
• Mbrojtja dhe rehabilitimi i trashigimisë kulturore muzikore në gjithë komponentët dhe gjinitë e saj, ndikon drejtpërdrejt në të drejtën e çdo qytetari për t’u edukuar, argëtuar dhe emancipuar si dhe duke rritur vazhdimisht cilësinë e jetës në gjithë shtrirjen gjeografike të saj.
• Kjo Strategji ndikon pikësëpari, në qartësimin e pozicionit social të artistit figurativ, krijimin e kushteve të favorshme për shprehjen e mendimit kritik dhe konsolidimi i një tregu të mirëfilltë arti.
• Krijimin e kushteve dhe administrimin e Qytetit të Filmit, si një qendër e re kulturore sociale e zbavitëse për qytetarët e kryeqytetit dhe më gjerë.
• Ruajtjen, shtimin, promovimin, administrimin e trashëgimisë kulturore e ekonomike të kinematografisë dhe shndërrimin e tyre në shërbime akademike, studimore, kulturore e zbavitëse në favor të publikut.
• Mbështetje ligjore e shtetërore për të gjitha iniciativat në fushën e teatrit, sidomos krijimi i institucioneve, shoqatave, kompanive private.
• Shtimi i financimeve për infrastrukturën teatrore dhe krijimi i mundësive ligjore e financiare për të krijuar infrastruktura të reja, moderne.
• Respektimi i së drejtës së autorit.
• Në fushën e trashëgimisë kulturore: Orientim i institucioneve të trashëgimisë drejt përmirësimit të menaxhimit, promovimit të trashëgimisë kulturore nëpërmjet rehabilitimit të monumenteve të kulturës dhe qendrave arkeologjike, përfshirjes së tyre të integruar në planet mjedisore dhe urbanistike, rritjes së cilësisë së tyre për t’i kthyer në një produkt turistik sa më cilësor dhe afër vizitorit.