Kukës (Has, Kukës, Tropojë) Liqenet akullnajore të SylbicësNdodhen në lartësinë mbi 1900 m, në luginën akullnajore të Sylbicës të malësisë së Gashit, në rrethin e Tropojës. Në këtë luginë gjenden 8 liqene akullnajore të përhershme, me gjatësi deri 1000 - 1500 m, gjerësi 100 - 250 m dhe sipërfaqe rreth 40 ha. Liqeni më i madh është ai i Sylbicës. Liqenet ushqehen nga rreshjet e dëborës dhe kanë ujëra shumë të ftohta. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Ky kompleks përbën një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Bëjnë pjesë në zonat e mbrojtura. Pikat Turistike Natyrore në Qarkun e Kukësit janë:
- Mështeka e Shishtavecit, Guri i Mëngjesit
- Lugina e Valbonës
- Gështenja e Bajram Currit
- Gurra e Krumës
- Ahishtja e Likenit të Kuq - Llas