Blerjet, dhuratat dhe suveniret ne Shqiperi
Nuk mund të largohesh nga Shqipëria pa marrë diçka me vehte që t’ju kujtojë gjithmonë këtë vend me tradita. Ato i gjen të mishëruara mjaft mirë në prodhimet tipike shqiptare dhe janë shprehje e qartë e traditës së trashëguar të popullit shqiptar e ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi. Artizanati shqiptar takohet tek punimet e leshit, drurit, bakrit, argjendit, etj. Që në kohët e lashta ka ekzistuar zejtaria artistike. Tradita e punimit të veshjeve të leshta, shajakut, pëlhurave për veshje më të lehta dhe sidomos atyre festive, spikasin me artin e tyre tepër të hollë, ku qëndisjet e ndryshme me fije ari dhe argjendi janë shumë të veçanta. Punimet e filigramës, bakrit me të cilin bëhen objekte të ndryshme pune dhe zbukurimi, punimet në ar, gdhëndjet në dru, dekorimi i armëve të përdorura shekuj më parë në ar dhe argjend, janë gjithashtu pjesë e një trashëgimie kulturore unikale. Për t’a prekur atë turistët dhe vizitorët do të kenë mundësinë që në çdo qendër historiko- kulturore, qytetet kryesore të vendit etj. Të shohin dhe të blejnë artikuj dhe prodhime tradicionale shqiptare, të cilat tregtohen enkas në njësi të specializuara.

Dyqanet e suvenireve ofrojnë prodhime tradicionale shqiptare, të cilat janë shprehja më e mirë dhe më origjinale e kësaj tradite. Përgjithësisht këto janë të hapura gjatë gjithë javës, veçanërisht në qytetet kryesore turistike të vendit apo qendra historike e kulturore siç janë: Kruja, Berati, Gjirokastra, Tirana, etj.
Mjaft i njohur për tregtimin e suvenireve dhe antikuareve, tipik në llojin e tij, është Pazari i vjetër i Krujës. Dallohet për prodhimet e leshit siç janë: qilimat, tapetet, qeleshet, llullat e drurit, prodhimet e vjetra prej bakri, filigrame, etj