Shqiperia
  • Home
  • Shqiperia
    • Mikëpritja dhe kultura
      • Klima
        • Monedha
          • Të dhëna të përgjithshme
            • Gjeografia
              • Historia
                • Shtypi dhe Mjetet e Komunikimit
                  • Shkrime të rekomanduara
                    • Blerjet, dhuratat dhe suveniret
                      • Webfaqe te ndryshme
                        • Strategjia Për Kulturën
                          • Flamuri i Shqiperise
                            • Qytetet dhe Prefekturat>
                              • Berat
                                • Dibër
                                  • Durrës
                                    • Elbasan
                                      • Fier
                                        • Gjirokastra
                                          • Korçë
                                            • Kukës
                                              • Lezhë
                                                • Shkodër
                                                  • Tirana
                                                    • Vlora
                                                  • Si mund te vihet ne Shqiperi
                                                    • Hyrja nëpërmjet ajrit
                                                      • Hyrja nëpërmjet rrugëve tokësore
                                                        • Hyrja nëpërmjet rrugëve detare
                                                          • Harta Rrugore e Shqipërise
                                                            • Harta Turistike e Shqipërisë
                                                            • Trashëgimia Kulturore
                                                              • Parqet Arkeologjike
                                                                • Vendet arkeologjike
                                                                  • Artet dhe Artizanati
                                                                    • Aktivitetet kulturore
                                                                      • Ushqimi dhe pijet
                                                                        • Vendet Historike
                                                                          • Muzeumet
                                                                            • Muzika dhe vallezimi
                                                                              • Monumentet fetare>
                                                                                • BAZILIKA
                                                                                  • Kisha
                                                                                    • Xhamia
                                                                                    • Artet Pamore
                                                                                      • Letërsia
                                                                                        • Njerëzit e Shquar
                                                                                        • Trashëgimia Natyrore
                                                                                          • Turizmi bregdetar
                                                                                            • Flora dhe Fauna
                                                                                              • Turizmi Rural dhe Malor
                                                                                                • Parqet Kombëtare
                                                                                                  • Aktivitetet në natyrë
                                                                                                  Picture
                                                                                                  Shqipëria ndodhet në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit dhe në juglindje të Evropës. Në pjesën veriore dhe verilindore kufizohet me Malin e Zi dhe Kosovën, ndërsa në lindje dhe jug përkatësisht me Maqedoninë dhe Greqinë. Në anën perëndimore, Shqipëria laget nga detet Adriatik dhe Jon.

                                                                                                  Pjesën më të madhe të territorit të vendit e përbëjnë malet. Lartësia mesatare arrin në 708m mbi nivelin e detit, dhe pikën më të lartë e shënon Mali i Korabit 2.753 m. në verilindje të Peshkopisë. Vendi përshkohet nga lumenjë, të cilët burojnë nga malet e larta dhe kalojnë përmes grykave të thepisuar përpara se të arrijnë tokën duke krijuar rrugën e tyre për në det. Shumica e lumenjve kryesore janë shfrytëzuar sidomos për gjenerimin e energjisë elektrike. 

                                                                                                  Shqipëria ka përafërsisht 450 km vijë bregdetare duke filluar me Adriatikun që buron nga pjesa jugore e kufirit me Malin e Zi e deri në Gjirin e Vlorës, aty ku fillon deti Jon. Bregdeti Jon është i thyer nga shkëmbinj, të cilët bien gjatë vijës bregdetare dhe ku malet e thepisura bien thuajse pingul gjatë pjesës më të madhe të shtrirjes së bregdetit. Pika më e lartë është ajo e Llogarasë, mbi 1000 m lartësi. Aktiviteti karstik dhe gërryes  ka krijuar shumë gjire të vogla disa prej të cilave kanë qenë të banuara në kohët e lashta. 

                                                                                                  Bregdeti Adriatik me gjiret e tij të mbrojtura mirë siç janë ato të: Vlorës dhe Durrësit, në zona të caktuara është përdorur si qendër banimi që në kohët e lashta. Në këto toka të ulta, lumenjtë që rrjedhin në detin Adriatik, kanë krijuar toka pjellore dhe buzë tyre, veçanërisht tek tokat e pasura me ujë, janë shtëpitë e shumë zogjve shtegtar dhe shpendëve të ujit. Në Shqipëri ka gjithashtu edhe disa liqene. Më të rëndësishmit janë: Liqeni i Shkodrës 370m2, është  liqeni më i madh në Ballkan. Ai bashkon kufinjtë ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Është relativisht i cekët dhe ushqehet nga lumenj të ndryshëm si dhe nga burime të ndryshme, të cilat e bëjnë jetën e tij peshkore tepër të ndryshueshme. 

                                                                                                  Ka shumë specie të ndryshme të krapit dhe troftës në ujrat e tij. Mijëra karabullakë deti dimërojnë në këtë liqen. Liqeni i Ohrit, është i ndarë ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë në pjesën juglindore të saj. Përreth liqenit ka disa zona turistike siç janë: Lini, Pojska, qyteti i Pogradecit, Tushemisht dhe Driloni. Është liqen veçanërisht i thellë dhe ushqehet nga burime karstike përreth buzëve të liqenit dhe në fundin e tij. Sipër tij shtrihet Liqeni i Prespës, që dallohet për peisazhet e tij të qeta dhe të bukura. Aty ndodhet një kishë eremite e vendosur në një ishull të vogël, atë të Maligradit. Në këtë liqen ndodhet një popullsi shumë e rëndësishme e dalmatëve dhe pelikanëve të bardhë. Liqenet e Ohrit dhe të Prespës janë të vjetër rreth 2000 - 4000 vjet. Specie unike të peshqve janë rritur në to, ndërmjet të cilëve Korani (salmo letnica) dhe belushka.

                                                                                                  Create a free website with Weebly