Njësia monetare e Shqipërisë është leku. Përgjithësisht kursi i tij është i qëndrueshëm. Në disa banka dhe zyra këmbimi, në disa raste inicialet ALL përdoren në vend të emërtimit “Lek”.
Si rezultat i ndryshimeve të bëra disa vite më parë një zero u hoq. Duhet bërë kujdes me këtë fakt pasi ka akoma njerëz që çmimet i japin me sistemin e vjetër, pra duke shtuar edhe një zero. Por megjithë këtë shqiptarët e të gjitha moshave vazhdojnë t’a përdorin monedhën duke e konsideruar edhe zeron e hequr. Në këtë mënyrë duhet patur parasysh, sistemet me mbiemrat e lekëve të “rinj” dhe të “vjetër”. Në supermerkatet e reja e moderne çmimet janë të paraqitura në lek të “reja”. Ndërsa në tregjet dhe dyqanet e vogla në veçanti jashtë qyteteve, çmimet janë të paraqitura me sistemin e vjetër. Megjithatë është mjaft e lehtë të kuptosh se një shishe ujë mineral, kushton 50 lekë të reja apo 500 të vjetra (afërsisht 0,3 Euro).
Tërheqja dhe Këmbimi i parave
Makinat automate ose ATM, të cilat punojnë me monedhën shqiptare mund të gjenden në të gjitha qytetet e mëdha të Shqipërisë. Shumë prej këtyre makinave janë të lidhura me rrjetet VISA dhe CIRRUS, kurse disa të tjerë (Pro – Credit Bank) janë gjithashtu të lidhura me rrjetin MASTRO CARD. Mund të përdorni kartat tuaja të kreditit, për të tërhequr kesh, por jo gjithmonë mund të paguani me to për mallra dhe shërbime.
Monedhat e huaja mund të këmbehen në banka dhe zyrat e këmbimit. Monedhat kryesore me të cilat kryhet këmbimi janë Euro dhe USD. Bankat dhe zyrat e këmbimit ofrojnë kurse shkëmbimi edhe për monedha të tjera të huaja. Për më shumë informacione rreth kurseve të këmbimit klikoni tek faqja e American Bank of Albania. Bankat punojnë gjatë ditëve të javës prej mëngjesit deri në orën 15.00.
Ju mund të shkëmbeni paratë gjithashtu edhe në hotel por kursi aty mund të jetë më i lartë.