Gropa e Panairit
Ndodhet afër fshatit Radomirë, 2115 m mbi nivelin e detit. Përbën një cirk të madh kompleks akullnajor. Është i gjatë 800 metra, i gjerë deri në 230 m. Ka formën e një amfiteatri gjigand me fund të sheshtë e shpate të thepisura. Mund të vizitohet gjatë stinës së verës, duke marrë rrugën Peshkopi - Radomirë.
Burimet e Bellovës
Ndodhen në komunën e Melanit, në rrethin e Dibrës, në lartësinë 620 m mbi nivelin e detit. Janë disa burime karstike me ujra të pastëra dhe të ftohtë. Krijojnë një mjedis shumë tërheqës. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qytet i Peshkopisë - Bellovë.