Fier (Fier, Lushnjë, Mallakastër)
Ishulli PelikanitNga akumulimet e mbetjeve organike është formuar një ishull interesant, i cili ndodhet në lagunën e Divjakës, në lartësinë rreth 0,5 m mbi nivelin e saj. Në të është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore barishtor dhe folenizon pelikani kaçurrel. Vizitohet duke marrë rrugën automobilistike Lushnjë - Divjakë - Parku Kombëtar i Pishës së Divjakës. Me varkë mund të afrohesh deri 40 metra pranë ishullit, duke patur mundësi të shikosh nga afër pelikanët.
Gadulla e Pishës (Divjakë)
Ndodhet në pjesën perëndimore të pyllit të Divjakës, në të majtë të ish grykëderdhjes së vjetër të lumit Shkumbin. Përbën një lagunë të vogël interesante të formuar nga akumulimet lumore e detare. Është e gjatë rreth 1,8 km dhe e gjerë rreth 400 m. Në të përfundon kanali i madh kullues i Tërbufit. Përreth saj ka pyll pishe dhe pak sektorë ku janë të pranishëm shkurre (mersina më shumë) tunkth, marinë, etj. Vetëm gjatë stinës së dimrit ato mbulohen nga uji. Në perëndim e lindje ka dhe mjaft duna rërore të veshura me bimësi natyrore, shkurre dhe pisha. Në të është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore dhe shtazore. Në të folenizon pelikani kaçurrel. Vizitohet sipas degëzimit të autostradës Rrogozhinë - Lushnjë - Çermë - Divjakë. Gjithashtu këtu mund të vizitohen edhe pisha e zezë, kordoni i ri litoral dhe ishulli i Pelikanit.
Objekte të tjera natyrore janë: rezervati i Pashë - Poros Fier në grykëderdhjen e lumit Vjosa, plazhet ranore të Semanit dhe Darezesës në rrethin e Fierit, burimet e ujërave të Poçmit në rrethin e Mallakastrës, etj