Korça, qendra e qarkut, përbën një nga qendrat kulturore dhe ekonomike më të rëndësishme të Shqipërisë. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet, e cila daton në vitin 1887 si dhe Liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Gjatë Luftës së Parë Botërore qyteti është administruar nga Trupat Franceze. Sot në afërsi të qytetit gjendet një varrezë e vogël e trupave franceze të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore. Në qytetin e Korçës mund të vizitojmë shumë vende historike ku mund të përmëndim: Muzeui i Artit Mesjetar Shqiptar, Muzeu i Arsimit, Muzeu prehistorik, koleksioni oriental Bratke, shtëpia Muze e Piktorit Vangjus Mio. Korça dhe qarku i saj janë të pasur në potenciale të shumta natyrore.
Burimet Termale të Vromonerit
Gjendet pranë fshatit Kuqesh të komunës Leskovik në rrethin e Kolonjës, në buzë të lumit të Sarandapores, degë e Vjosës, 430 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson disa burime termale. Burimet dalin në rrëzën e një shkëmbi në formë guve të madhe. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, hidrologjike), mjekësore, estetike e turistiko - ekonomike. Vizitohen sipas itinerarit qyteza e Leskovikut - fshati Kuqesh (pranë kufirit shtetëror me Greqinë).