Artet
Fillimet e arteve të ndryshme dhe atyre figurative në Shqipëri i kanë gjurmët e para që në periudhat antike. Më të famshmet e kësaj periudhe janë shkollat e Apollonisë dhe Dyhraiumit. Nga periudha bizantine dhe post – bizantine janë afresket murore si dhe punimet e ikonografit më të shquar shqiptar Onufrit, i njohur veçanërisht për të “kuqen e tij të veçantë” .
Në shek e XVIII janë për tu përmendur një varg ikonografësh si David Selenicasi, Kostandin Shpataraku, vëllezërit Zoografë, Johan Cetiri, Onufër Qiprioti etj.
Ndërsa nga periudha e rilindjes dhe e pavarësise një sërë piktorësh dhe skulptorësh. si Zef Kolombi, Andrea Kushi, Odise Paskali, Murat Toptani, Vangjush Mio,etj.
Për kohet moderne janë të rëndësihme punimet e Ibrahim Kodrës.
Artizanati
Shqiperia ka një traditë të vjetër të artizanatit. Perandoria Osmane në dy ekspozita ndërkombetare të organizuara në vitin 1867 në Paris dhe 1894 ne Çikago ekspozonte pushkë dhe pistoleta me gdhendie nga Shqipëria të prodhuara në Shkodër, Elbasan dhe Prizren. Eshtë e njohur tradita e prodhimit të qylymave të Korçës, Kukësit, Hasit dhe Krujës, poçerisë dhe prodhimeve të baltës së Kavajës, qendistarisë së Zadrimës, filigramit, artikujve të alabastrës, bakrit, argjendit etj.