Ndodhet në bregdet, në jug të Shëngjinit. Përbën një lagunë të vogël interesante të formuar nga akumulimet lumore e detare. Është e gjatë rreth 850 m dhe e gjerë rreth 400 m. Në të është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore dhe shtazore. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike. Për të vajtur tek ky monument natyre duhet ndjekur itinerari i rrugës automobilistike Lezhë- Shëngjin - Merxhan. Objektet kryesore natyrore janë plazhet ranore të Shën Gjinit, Ranës së Hedhun, Tales si dhe sistemi lagunore Drinit (Kune - Vaini), plazhi i Patokut në Kurbin, laguna e Patokut, rezervati i Fushë - Kuqes, burimi kurativ i " Kroit të Bardhë" në komunën e Selitës në Mirditë, bjeshkët e Valmurit, pllaja e Didhës, shpellat karstike, etj. Monumentet kulturore dhe historike janë 21 objekte, nga këto: në rrethin Lezhë 15 objekte ku veçanërisht Kalanë dhe Memoriali i Vendvarrimit të Skënderbeut.
Në Mirditë 6 objekte. Monumente natyre 34 objekte.
Objekte Kulti me frekuentim të madh, 1 objekt.
Kisha e Shën - Ndojt në Laç, rrethi Kurbin.
Kisha e Rubikut.
Vlerat Natyrore Turistike
Turizmi lagunor: Lagunat Vain, Kune, Tale, Patok.
Turizmi luginor: Lumenjtë Mat, Drin, Fan.
Turizmi kulturor: fetar e alpin. Monumentet natyrore janë 34 objekte, monumente kulture e historike janë mbi 21 objekte.