Burimet e Ujit të Ftohtë
Këto burime gjendet në të djathtë të rrugës automobilistike kombëtare Tepelenë - Gjirokastër, pak pas degëzimit të rrugës automobilistike për në Përmet. Burimi del në pjesën e sipërme të shpatit të majtë të luginës së Drinosit. Kjo pikë turistike frekuentohet shumë edhe nga banorë të qyteteve Tepelenë, Përmet e Gjirokastër. Vizitohet me lehtësi pasi është pranë rrugës automobilistike Tepelenë - Gjirokastër.
Objekte te tjera natyrore janë: gryka e Këlcyrës, ujëvara e Progonatit, Bënça, burimet e Virit pranë Gjirokastrës, Parku Kombëtar i Bredhit të Hotovës në rrethin e Përmetit, burimi Ujit të Zi në Këlcyrë, etj. Ujrat termalë të Benjës në lumin Vjosë, pyjet e bredhit të Sotirës në rrethin e Gjirokastrës etj.