Turizmi bregdetar
Bregdeti Adriatik
Ai fillon nga grykëderdhja e Bunës në qytetin e Shkodrës. Dikur ka qenë një breg i tipit Dalmat, me bazë të thellë e me ishuj te shumte. Sot është transformuar në tipin e një bregdeti të ulët, të cekët dhe e tipit grumbullues. Ai është pjesa e fundit e grykëderdhjes (deltës) së lumenjve kryesore të vendit
Pas kësaj vije janë formuar fushat. Formimi i shtretërve nënujore, gjarpërimi i tyre kanë çuar në formimin e plazheve me rërë dhe në transformimin e gjireve detare në laguna. Deltat e lumenjve vijnë duke u zgjeruar disa metra çdo vit. Ky progres i tokës është më i madh në brigjet e Myzeqesë dhe më i vogël në zonën e Lezhës.
Sistemi artificial i kullimit ne vitet 70 të shekullit 20, në qytetin e Durrësit e përshpejtoi procesin e mësipërm. Burimet e panumërta turistike dhe ato çfarë natyra ofron lidhen me një evolucion të tillë që rrit kuriozitetin për turistët, ato plazhe me rërë më të përshtatshme për pushimet tuaja janë Velipojë, Shëngjini, Kune, Gjiri Lalzit, Durrësi, Golem, Mali Robit, Spille, Divjaka, Darezeza dhe Plazhi i Ri Vlore.
Aty do të gjeni ujin e pastër të detit, shërbim dhe cilësi të lartë, kuzhinë tradicionale e moderne, laguna, liqene lumenj etj. Aty ofrohen shumë mundësi për të gjithë ata që tërhiqen nga natyra, eko-turizmi, një numër i pafund zogjsh, mes tyre dhe zogj të rallë, si Pelikani Dalmat etj. Gjithashtu ka zogj e kafshë të tjera të cilat ofrojnë mundësinë e praktikimit të gjuetisë, në eko-sistemin e pasur te zonës.
Bregdeti Jon
Fillon nga Uji i Ftohtë ne Vlore dhe vazhdon me disa ndërprerje të vogla te kepi i Stillos. Dallohet për intensitetin e madh abraziv, për shkak se deti është i thellë e derdhjet e lumenjve mungojnë. Si pasojë, dallgët mund të arrijnë një lartësi me shume se 4 m. duke u përplasur fort me brigjet shkëmbore. Në këtë mënyrë ato thyhen e formojnë thyerje të ndryshme (Uji I Ftohte etj) dhe të çara zakonisht vertikale, që arrijnë deri në lartësinë 100 m. Në bregun Jonian ju do të zbuloni disa gjire të vogla dhe plazhe mjaft te rehatshëm për banje dielli dhe shpesh here edhe intim.
Përgjatë tij mund te gjesh gjire të mëdhenj tektonik siç janë Gjiri Vlorës, Porto Palermos, Gjiri Sarandës etj. Plazhet dhe gjiret ofrojnë mundësi me te mëdha për zhytje, vozitje, peshkim etj.
Bregu i Rivierës Shqiptare karakterizohet nga temperature te larta. Rrjedhimisht kulturat dhe pemët subtropikale gjejnë kushtet te favorshme për t’u rritur. Riviera është një nga bukuritë e rralla të natyrës Shqiptare dhe një nga vendet më piktoreske të Mesdheut, me një potencial turistik të lartë, i cili ne vitet e fundit ka filluar te përdoret dhe zhvillohet gjerësisht.
Prezenca ne Shqipëri e deteve, liqeneve, lagunave, lumenjve, deltave etj. tregon zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit ujor. Klima tipike mesdhetare krijon kushte ideale për pushime në deltat e lumenjve dhe brigjet shqiptare ne përgjithësi. Në pjesën më të madhe të bregdetit, kryesisht në jug, pushuesit mund ti fillojnë pushimet e tyre duke filluar qe nga fundi i Prillit, deri ne Tetor.
Bregdeti Shqiptar duke qenë i populluar që në antikitet, krijon mundësi, për t’u njohur edhe me historinë Shqiptare, kulturën e te veçantat e tyre.
Interesi për antikitetin dhe burimet kulturore të Shqipërisë lidhen kryesisht me dy aspekte, vetë lashtësinë dhe historinë e kulturën e saj, si një nga vendet më të vjetra të Evropës, gjithashtu dhe fale zhvillimit te saj mes kufijve të lindjes dhe perëndimit. Bukuria dhe pozicioni i saj gjeografik, bëjnë që Shqipëria të ofroje shume më tepër, për t’u pare e treguar gjithë vizitoreve dhe turisteve qe vijnë dhe vizitojnë ketë zone, duke mos ofruar vetëm pushim për det dhe diell por gjithashtu një trashëgimi te tere historike, kulturore, natyrore etj.
Ka shume fakte historike,objekte kulturore dhe arkeologjike me mjaft vlera për t’u vizituar,te cilat janë gjurme dhe dëshmi e gjalle e një popullimi që në erën Paleolitike. Në lashtësi shumë qytete të rëndësishme ilire lulëzuan pikërisht përgjatë bregdetit. Edhe gjatë mesjetës disa nga qytetet bregdetare janë dalluar për zhvillimin e tyre duke ofruar një trashëgimi të pasur kulturore, e cila është materializuar në monumentet e shumta kulturore, të cilat mund t’i ndeshim në gjithë bregdetit shqiptar.